Kura natyrale për kollën e fëmijëve

- Advertisement -

Si të kuroni kollën tek fëmijët? Mbi të gjitha duhet të dini nëse bëhet për një refleks natyral të trupit, apo një simptomë viroze, infeksioni, bronkiti, apo alergjie?

- paragrafi 1 -

Megjithatë nëse nuk ndërhyni në mënyrën e duhur ajo mund të përkeqësohet duke shkaktuar dhimbje në kraharor, djegie dhe tharje të grykës, dhimbje koke, apo dhe dhimbje të tjera.

- Advertisement -

Nëse përdorni përbërësit e duhur sigurisht që mund të lehtësoni kollën. Ja disa këshilla.

Mjalti është shumë efikas: Të gjithë i dimë vetitë e mira të mjaltit prandaj e bëjnë një alternativë mjekësore mjaft të mirë për shëndetin tonë, dhe kjo dhe në rastin e kollës. Dy lugë mjalti i tresni në një gotë me qumësht për fëmijën tuaj. Për rezultate të mira ajo duhet të pihet çdo darkë para se fëmijët të flejnë për 5 ditë rresht.

Banja e ngrohtë: Banja me ujë të ngrohtë të ndihmon të djersish, dhe të lehtëson rrugët e frymëmarrjes. Për këtë arsye gjatë ditës fëmijëve duhet t’i bëni dy herë në ditë banjë me ujë të ngrohtë për të lehtësuar simptomat e kollës.

- Advertisement -

Uji: Uji është aleati më i mirë i kollës tek fëmijët dhe jo vetëm. pasi nuk e lë fytin të thahet. Do të ishte mirë për fëmijët që të pinin sa më shumë ujë, rreth 8 gota në ditë. Sigurisht për lehtësimin e kollës nuk përjashtohen as çajrat e ndryshëm sidomos ai me xhinxher, por dhe supërat.