Kur vullneti dhe dija s’njohin kufij: Historia frymëzuese e Agnesa Krasniqit nga Rahoveci

- Advertisement -

Aty ku është emri i saj – aty është suksesi. Agnesa, vajza e Adem Muharrem Krasniqit, e cila pas klasës së katërt të shkollës fillore u zhvendos me familje për të jetuar në Gjakovë, është një histori frymëzimi e krenarie, model suksesi për gjithë të rinjtë shqiptarë.

- paragrafi 1 -

Babai i saj Adem Krasniqi, mërgimtar i nderuar dhe i respektuar nga i gjithë fshati Dejnë, gjithë jetën punoi me nder e dinjitet në Zvicër për mirëqenien e familjes. Sakrifica dhe mundi i tij i palodhshëm, së bashku me përkushtimin e zonjës Krasniqi, u shpërblye me rritjen, edukimin dhe shkollimin e dy fëmijëve të mrekullueshëm.

- Advertisement -

Agnesa, që nga hapat e saj të parë në shkollën fillore, ka dëshmuar një intelekt të rrallë, inteligjencë dhe një përkushtim,që tejkalonte moshën e saj. Që atëherë, ajo nuk e ndoqi suksesin- ajo e udhëhoqi atë.

E dalluar mes bashkëmoshatarëve, me nota të shkëlqyera, arritje dhe vende të para në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtarë, Agnesa u ngrit si simbol i përkushtimit dhe disiplinës akademike, dhe u bë shembull që të tjerët ndiqnin.

Dija për të ishte një mision.

- Advertisement -

Rrugëtimi i saj vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, ku ajo përfundoi me sukses të jashtëzakonshëm studimet në Shkenca Politike dhe u diplomua si Politologe.

Ndonëse në moshë të re, ajo ka dëshmuar pjekuri profesionale dhe vizion të qartë, dhe ndërtoi një personalitet të arritur e të formuar, duke kombinuar dijen, përkushtimin dhe aftësitë lidershipi.

Me një përkushtim të palëkundur ndaj dijes e suksesit, ajo nuk u ndal aty.
Agnesa e vazhdoi udhën drejt përsosmërisë akademike, dhe përfundoi me sukses edhe studimet Master.

Ajo mbrojti me sukses temën “Tranzicioni Demokratik në Kosovë-Sfidat dhe Pasojat”, dhe morri titullin Master në Integrime Evropiane dhe Administratë Publike, në Universitetin e Prishtinës.

Derisa vetëm sapo diplomoi në Master, me një potencial të spikatur dhe ambicie të jashtëzakonshme, Agnesa regjistroi një tjetër Master, këtë herë në drejtimin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi.

Të gjitha këto suksese, Agnesa me përulësi ia dedikon prindërve dhe vëllaut të saj- familjes që i dha shtyllat mbi të cilat ajo ngriti një jetë të ndritur.
Urime për Agnesën e jashtëzakonshme!

Urime dhe nderime për Adem Krasniqin dhe zonjën Krasniqi, për edukimin e një vajze të tillë kaq të rrallë e të suksesshme që na nderon të gjithëve!

Agnesa nuk është vetëm krenaria e familjes- ajo është krenaria jonë dhe e gjithë vendit!

Shkrimi është marrë nga faqja fshati Dejnë në Facebook.