E premte, 13 Dhjetor, 2024

Kur ti qan, bota s’dëgjon, unë e ndali rrjedhën e jetës për t’i fshirë lotët e tu…

- Advertisement1-

Nga Shqipe Palloshi Zumberi

Kur ti sëmuresh, bota fle
Unë rri mbi kokën tënde,
Çdo gradë më shumë e zjarrmisë
E djeg zemrën time.
Kur ti s’ha, bota ngopet
Mua buka m’bëhet nyje,
Gjej pafund mënyra me t’ba me hangër.
Kur ti qan, bota s’dëgjon,
Unë e ndali rrjedhën e jetës për t’i fshirë lotët e tu.
Kur ti rrëzohesh,
Trupi im mavijoset.
Kur ti buzëqesh,
Oh,
Lule çelin n’mua.
Kur ti ec,
Zemra ime t’vjen pas si hije,
Kur m’thua “nana”
Universi ndalet,
Parajsa zbret n’Tokë..
Kur bota m’vret,
Ti s’më le me e lëshu jetën./ supergrate.net/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...