Dashuria për motrat është një nga ndjesitë më të bukura që kemi në jetë. Pavarësisht distancës apo kohës që kalojmë me motrat, gjithmonë ekziston një lidhje e veçantë midis motrash.
Janë ndër personat e pakët që mund t’i besosh më sy mbyllur. Dhe më e bukura është se në një marrëdhënie të shëndetshme, motra e kupton motrën vetëm me një shikim, pa folur.
Po ju listojmë më poshtë tetë thënie të bukura për motrat. Pse jo, mund t’ia dedikoni dhe ju.
1 .Motrat janë shoqet më të mira në botë.
2. Mos fol për motrën time, mos luaj me mua duke përdorur motrën time. Nëse e bën, do shohësh anën time më të errët.
3. Motra ime është personi që më thotë të mos ndryshoj për asgjë dhe për askënd. Ajo më ndihmon të jem vetvetja.
4. Nëse nuk e bezdisni motrën e madhe pa ndonjë arsye të mirë herë pas here, ajo do mendojë se nuk e doni më atë.
5. Motrat funksionojnë si rrjeta sigurie në një botë kaotike, thjesht duke qenë aty për njëra-tjetrën.
6. I ëmbël është zëri i motrës në stinën e hidhërimit.
7. Motrat janë lule të ndryshme nga i njëjti kopsht.
8. Kur të them se nuk do t’i them askujt, motra ime nuk llogaritet.