Drejtori i shkollës “Emin Duraku”, në Prishtina, Visar Osmani, ka pritur sot në një vizitë drejtorin e Arsimit në kryeqytet, Samir Shahini.
Takimi u bë publik nga vetë drejtori Osmani përmes një fotografie të publikuar në “story” në rrjetin social Facebook, ku ai ka shkruar shkurt: “Kur puna vlerësohet”.
Ndonëse nuk janë dhënë detaje të shumta rreth takimit, vizita e drejtorit të Arsimit në këtë institucion arsimor shihet si një vlerësim për punën dhe angazhimin e stafit të shkollës.

Takime të tilla zakonisht shërbejnë për të diskutuar zhvillimet në procesin mësimor, sfidat dhe projektet që lidhen me përmirësimin e cilësisë së arsimit në shkollat e kryeqytetit.
Drejtoria e Arsimit në Prishtina vazhdimisht realizon vizita nëpër shkolla për të parë nga afër punën dhe për të forcuar bashkëpunimin me institucionet arsimore.