E shtunë, 18 Janar, 2025

Kur prindi mbron kapriçot e fëmijës, nëna rreh shoqen e të bijës sepse nuk pranoi të luante me të

- Advertisement1-

Një sjellje e pahijshme vret shumë, për më tepër kur subjekt bëhet një fëmijë dhe një prind, marrëdhënie nga e cila duhet të ketë edukim të shëndoshë.

Por ndodh edhe kështu, siç një nënë ka zgjedhur të mbrojë kapriçot e bijës së saj, duke sulmuar shëmtuar bashkëmoshataren e vajzës së vogël.

- Advertisement -

Një 40-vjeçare ka goditur një vajzë të vogël në parkun e Grosseto-s në Itali. Vajza e vogël kishte refuzuar të luante me vajzën e gruas. Për të ndihmuar fëmijën tre nëna që ishin dëshmitare të skenës reaguan. Vogëlushja nuk kishte dashur të luante me vajzën e gruas, duke bërë që ajo të shpërthejë në lot. Episodi daton pak ditë më parë. Sipas asaj që u ndërtua si çështje, e mitura do të ishte afruar me dy bashkëmoshatare të tjera që po luanin volejboll.

Të dyja, të cilat normalisht i kalojnë pasditet me fëmijën, megjithatë nuk e kanë lejuar të futet në lojë. Në atë moment, vajza e vogël vrapoi me lot drejt nënës së saj për të kërkuar ngushëllim. Kjo e fundit u largua nga pankina për të pyetur vajzat se pse vajza e tyre nuk mund të merrte pjesë. Pas një diskutimi të shkurtër, dyzetvjeçarja dyshohet se ka kapur nga flokët njërën prej vajzave, duke e rrëzuar përtokë.

Më pas në sherr do të ndërhynte djali i madh i gruas, i cili nisi ta godiste me shkelma barkun e vogëlushes pak më të madhe se motra e vet. Mami dhe djali e rrahën fëmijën derisa ndërhynë prindërit. Për të ndihmuar familjen e vajzës së sulmuar, tre femra të tjera që kanë qenë dëshmitare të gjithë skenës./Burimi “REVISTA PSIKOLOGJIA”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...