Kur pasioni për futbollin mund gjithçka, fëmijët nuk e ndalojnë lojën edhe pse shpërthen vullkani

- Advertisement -

Disa pamje dramatike të shpërndara në mediat sociale thuhet se tregojnë një ekip sporti për fëmijët në Itali duke stërvitur, ndërsa “prapa” tyre shihet shpërthimi i vullkanit Etna.

- paragrafi 1 -

Pamjet thuhet se janë filmuar në një terren sportiv San Gregorio di Catania në Siçili, ku shihen lojtarët e rinj duke luajtur, përcjell Telegrafi.

- Advertisement -

Ndërkohë loja e tyre vazhdon, edhe pse në sfond, një rrymë e lavës së shkrirë mund të shihet duke u derdhur në krahun lindor të Etna, ndërsa një tufë e madhe tymi “varet” në ajër.

 

Vullkani më aktiv i Evropës rregullisht nxjerr tym dhe lavë dhe ka qenë në një gjendje shpërthimi që nga viti 2011.

- Advertisement -

Në fakt, shpërthimi ka shkaktuar një tufë kaq të madhe tymi sa që është rregullisht e dukshme nga hapësira.

Në një postim në faqen e internetit të Observatorit të Tokës të NASA-s, agjencia tha se “madje vëzhguesit me përvojë të Etna-s janë mrekulluar nga intensiteti i trazirave të vullkanit” në javët e fundit.