E enjte, 23 Janar, 2025

Kur Jasharaj thoshte “Albini edhe mu ka bo tullusum edhe i jam bo”

- Advertisement1-

Konflikti mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryesindikalistit të Arsimit, Rrahman Jasahraj, është rikthyer në vëmendje, pas hyrjes në grevë të mësimdhënësve. Kohë pas kohë, janë bërë virale disa sekuenca që kanë të bëjnë me ta.

Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, kishte folur për raportin me kryeministrin Albin Kurti dhe me ish-kryeministrat, në emisionin e Besim Dinës në prill.

- Advertisement -

Në kontekst të kësaj, Dina e kishte pyetur Jasharajn se me cilin nga kryeministrat e mëparshëm dhe të tanishmin, do të shkonte në det?

“Me këta tre po, me këtë jo. Me Albinin jo”, kishte thënë Jasharaj.

Kur moderatori i emisionit e pyeti pse, ai tha se “edhe m’u ka bo, edhe i jam bo tullusum”.

Kjo kishte shkaktuar të qeshura në publik, ndërsa videoja ishte bërë virale.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Erjona Xhindi: Nota për ‘sjelljen’, një ndërhyrje e domosdoshme në sistemin e vlerësimit shkollor

Erjona Xhindi, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Muço Delo”, Vlorë, analizon ndikimin e rrjeteve sociale...

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...