Kur gjuha shqipe ruhet larg atdheut, dy ese të bukura nga nxënës shqiptarë në Greqi

- Advertisement5 -

Ese të bukura në gjuhën shqipe nga nxënës të diasporës, të lindur dhe rritur në Greqi, që dëshmojnë lidhjen e fortë me atdheun.

- paragrafi 1 -

Përmes punës së mësueses Aurela Konduri, fëmijët shprehin ndjenjat, mbresat dhe dashurinë për Shqipërinë.

- Advertisement -

Gjuha shqipe mbetet një urë e fortë lidhjeje mes fëmijëve të diasporës dhe vendit të origjinës. Përmes shkrimit, ata jo vetëm ushtrojnë gjuhën, por shprehin ndjenja, kujtime dhe përjetime që dëshmojnë se identiteti kulturor ruhet edhe larg atdheut.

Melisa dhe Mateo janë fëmijë të lindur dhe rritur në Greqi, të cilët kanë arritur të mësojnë dhe të përdorin me shumë ndjeshmëri dhe korrektësi gjuhën shqipe. Me ta ka punuar mësuesja e gjuhës shqipe në Greqi, Aurela Konduri, duke ndjekur programin dhe shkallën 6 të librit “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare, niveli II”.

Në kuadër të këtij procesi mësimor, nxënësit janë nxitur të shprehin përmes eseve përjetimet e tyre personale gjatë vizitave në Shqipëri. Sot, ndajmë me kënaqësi dy nga këto krijime, të cilat vijnë si dëshmi e një pune të përkushtuar mësimore dhe e dashurisë së fëmijëve për gjuhën dhe vendin e tyre.

- Advertisement -

“Shqipëria përmes syve të mi” – Nga Melisa

8391 2 1fa32a818b655326fcd7ee1910a3b7bd

8391 3 1fa32a818b655326fcd7ee1910a3b7bd

Udhëtimi im në Shqipëri ishte një përvojë shumë e bukur dhe e veçantë. Vendi ka një natyrë të pasur me male të larta, det të pastër dhe pamje shumë tërheqëse. Qytetet dhe fshatrat kanë pamje interesante dhe tregojnë historinë e vendit. Çdo zonë kishte diçka ndryshe për të ofruar.

Njerëzit ishin shumë të sjellshëm dhe mikpritës. Ata ishin të hapur për biseda dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar. Kjo më bëri të ndihem e mirëpritur. Kultura shqiptare është e fortë dhe e lidhur me traditat dhe familjen.

Ushqimi ishte shumë i shijshëm plot aroma. Buka e freskët dhe gatimet tradicionale i jepnin një vlerë të veçantë anës së vendit të pasur me tradita.

Ky udhëtim më la përshtypje shumë pozitive dhe më bëri ta vlerësoj më shumë Shqipërinë.

“Mbresat në Shqipëri” – Nga Meteo

8391 5 1fa32a818b655326fcd7ee1910a3b7bd

8391 6 1fa32a818b655326fcd7ee1910a3b7bd

Nuk ka shumë vite që udhëtarët e huaj kanë filluar të zbulojnë bukuritë që mbajnë vendet e Shqipërisë. Shqipëria është, por edhe ka qenë toka e aventurës që fsheh lumenj, fshatra dhe ujëra të kaltra , që çudit dhe njerëz me origjinë nga vendet më eksotike në të gjithë Evropërn. Kjo çudi ishte edhe ndjenja ime në udhëtimin tim të fundit në Shqipëri.

Në malin e Tomorrit vajta unë me familjen time, në pushimet e dimrit. Male të mbuluara me borë, natyra eksotike, bashkë me një pamje befasuese. Ajri i pastër, qetësia dhe ngrohtësia e njerëzve, më bën të ndihem i qetë dhe i lumtur, sikur isha në një vend ku gjithçka ishte e thjeshtë dhe e bukur njëkohësisht. Një bukuri natyrore që nuk e kisha parë dikur.

Kjo përvojë më bëri të kuptoj se Shqipëria nuk është vetm një vendi i vogël në hartë, por një vend me bukuri të veçantë, tradita të pasura dhe me njerëz mikpritës, që e bëjnë çdo vizitë të paharrueshme.

© Portali Shkollor