E hënë, 24 Shkurt, 2025

Kur Gazeta zvicerane shkruante se Kosova ka arsimin më të dobët në Evropë

- Advertisement1-

Gazeta prestigjoze zvicerane “Neu Zurcher Zeitung”, tre vite më parë kishte publikuar një shkrim rreth gjendjes së arsimit në Repbulikën e Kosovës.

“Shkollat më të këqija në Evropë”, ishte titulli i këtij shkrimi të gazetës zvicerane kushtuar arsimit në Kosovë.

- Advertisement -

Sipas shkrimit tërë kjo vjen si pasojë e elitës politike kosovare dhe politizimi të personalit nëpër shkolla.

Në letër, e ardhmja duket premtuese. Që nga fillimi i vitit shkollor, të gjitha shkollat fillore në Kosovë kanë miratuar një plan program të ri modern.

Ai përdoret gjithashtu diku tjetër në Evropë. Por realiteti është më ndryshe: librat shkollorë të cilëve u referohet ky plan program ende nuk janë botuar dhe shtypur.

Duke marrë përbazë studimin e Pisas të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim si pikë referimi, Kosova ka shkollat më të këqija në Evropë.

Në lexim, në matematikë ose në shkencat natyrore, në të gjitha disiplinat, nxënësit kosovarë kanë dalë më keq se sa të gjitha shkollat në pjesën tjetër të Evropës.

Ka ende shkolla ku fëmijët duhet të mësojnë në ndërrime sepse nuk ka hapësirë të mjaftueshme për shkollë.

- Advertisement -rrrrrrr

Infrastruktura shkollore është përmirësuar ndjeshëm që nga përfundimi i Luftës së Kosovës në vitin 1999 – falë mbështetjes financiare ndërkombëtare, shkollat janë rehabilituar ose rindërtuar.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...