Në fillim buzëqeshja tek fëmijët është thjesht një reflektim, por pastaj ndryshon dhe bëhet një përgjigje emocionale.
Kur fillon të buzëqeshe i porsalinduri?
“Uaaaa shiko ai po qesh”, është një nga frazat më entuziaste të çdo prindi.
Por fëmija i sapolindur me të vërtetë buzëqesh? Kur bëhet buzëqeshja tek fëmija një veprim i qëllimshëm? Si zhvillohet buzëqëshja e fëmijës?
Ashtu si shumë sjellje të ndryshme të fëmijës edhe buzëqëshja kalon nëpër disa faza të ndryshme.
Le t’i shikojmë:
Në javën e 6 fëmija fillon të buzëqeshë, por në realitet e ka buzëqeshje të zhytur në mendime. Ekspertët shpjegojnë se gjatë gjumit fëmija kalon në faza të ndryshme. Ata varen nga ëndrrat që ata shikojnë. Nëse kanë parë një ëndërr të keqe ata fillojnë dhe qajnë në gjumë dhe nëse kanë parë një ëndërr të bukur fillojnë dhe qeshin. Me pak fjalë gjatë gjumit fëmija përjeton një seri refleksionesh, njëra prej të cilave është dhe buzëqeshja.
Prandaj ndoshta nuk është një reagim emocional, por vetëm një aspekt fiziologjik.
Ndërmjet 6 dhe 8 javëve të para fëmija fillon të mësohet me shprehjet e fytyrës në lidhje me atë që po i ndodh. Fytyra e nënës, zëri i saj shkaktojnë ndjenja të bukura tek ai dhe si një përgjigje për këto ai fillon dhe buzëqesh. Edhe në këtë fazë nuk është një përgjigje e ndier dhe e kuptueshme, por vetëm një reagim ndaj shqisave. Natyrisht, në këtë fazë është e rëndësishme t’i inkurajojmë fëmijët të buzëqeshin.
Afrohuni sa më shumë tek fytyra e tij, bisedoni me të qetësisht dhe imitoni shprehjet e fytyrës. Ngadalë do të fillojë dhe ai të imitojë shprehjet e fytyrës së nënës. Për të arritur në buzëqeshjen e tij të plotë dhe me kuptim duhet të prisni derisa ai të shkojë 2 apo 3 muajsh.
Në këtë moment buzëqeshja e tij është një përgjigje për atë që ai pëlqen. Me anë të buzëqëshjes, grindjes, të bërtiturës ai fillon dhe të komunikojë edhe pse pa folur. Në muajin e gjashtë fëmija buzëqesh pa asnjë qëllim.
Në muajin e nëntë buzëqeshja e tij bëhet selektive. Ai fillon dhe kupton më shumë nga ajo që e rrethon. Di të dallojë njerëzit që ka qejf dhe me ta fillon dhe qesh. Në këtë fazë ai kupton kur nëna e tij largohet dhe fillon qan. Shkurt nësë më parë buzëqeshte me të gjithë, tani buzëqesh vetëm me ata që ai pëlqen. Në vitin e parë të jetës fëmija fillon dhe zhvillon një ndjenjë personale të humorit. E di shumë mirë se çfarë e bën të buzëqeshë. Ai fillon të buzëqeshë papritur ose nëse dikush sillet në një mënyrë që ai e pëlqen dhe e zbavit.
Buzëqeshja është pjesë e karakterit të gjithkujt. Disa fëmijë janë më të buzëqeshur dhe disa të tjerë më pak. Nëse në 12 javë fëmija nuk ka buzëqeshur kurrë, është mirë të bisedoni me pediatrin për të parë nëse ka ndonjë vonesë në zhvillim.