“Edukimi fillon para se të lind” thotë një psikoanaliste dhe pediatre në Francë. Edukimi tek fëmijët duhet të operojë vetëm me fjalën.
Sot përfshihen edhe baballarët, përveç nënave, në edukimin e fëmijës. Ata e shohin rritjen e tyre. Edukimi i një fëmijë tregon nivelin e një shteti sepse një rritje e mire e fëmijëve, një shteti i lehtëson shumë punë.
Edukimi është gjëja më serioze kur njeriu është i pafuqishëm të ndërhyjë. Individi ka kohët e tij për ta marrë edukimin. Ai prek të gjitha shtresat dhe njeriu është i pafuqishëm në edukimin e fëmijës së tij.
Si duhet të sillen prindërit me fëmijët?
Kompjuteri dhe televizioni kanë arrdhur tek fëmijët në mënyrë të fuqishme. Duhet të kontrollojmë fëmijën tonë.
Këto teknologji janë shumë të mira por duhet gjithmonë që prindërit të vendosin një lloj mase te përdorimi i tyre tek fëmijët.
Fjalët që nënkuptojnë ndalesa (ndalo, pusho, mos) si ndikojnë tek fëmija?
Fjala pusho dëgjohet gjithandej. Ne i themi fëmijës “mos fol”. Është një fjalë që ligjërtisht është e ndaluar. Me firmosjen e kartës së të drejtave të fëmijëve, shteti shqiptarë ka pranuar që të heqi fjalën “pusho” nga institucionet shqiptare. Këto fjalë drejtuar fëmijëve janë shumë të këqija por pyetja “pse” është pyetja më vrastare për fëmijën. Kjo pyetje përdoret shumë nga prindërit.
Është një pyetje që e bën vetëm fëmija. Një i rritur që i bën fëmijës këtë pyetje më shumë do ta kërcënojë fëmijën, s’do përgjigje prej tij por tregon një konfuzion të të rriturit. Tregon që i rrituri nuk ka durim ta përballojë këtë fëmijë. Pse-ja është e barabartë me një shuplakë për fëmijën.
Shpesh herë prindërit por edhe gjyshërit në familje marrin rolin e fëmijës së tyre në gjuhën që ata përdorin. A është një sjellje e drejtë kjo për fëmijën?
Ajo vret fjalën. Ne nuk dimë të luajmë dhe më mirë t`i mësojmë fëmijës fjalën e rregullt. Fëmija duke e mësuar çdo ditë fjalën e rregullt, ai rregullon dhe fjalën e tij. Ndaj është shumë e rëndësishme që duhet të flitet me drejtëshkrim në komunikimin me fëmijën. /Lira Gjika, Pediatre