E diel, 19 Janar, 2025

Kur është mosha e duhur t’i “ndaloni” fëmijës gjumin e drekës?

- Advertisement1-

Në cilën moshë fëmija duhet të eleminojë gjumin e drekës? Me siguri që e keni menduar shpesh këtë pyetje së bashku me pyetje të tjera si: ta lë të flejë apo ta zgjojë?

Për sa kohë duhet të flejë? Dhe kështu dilemat janë të shumta.

- Advertisement -

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Archieves of disease in childhood”, në të cilin janë marrë në konsideratë 768 raste të fëmijëve mbi 24 muajsh, gjumi gjatë ditës do të ketë ndikim në cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit dhe në këtë moshë është më i rëndësishmi, njësoj si edhe tek të rriturit.

Nëse fëmija privohet nga gjumi ndikimet do të vihen re edhe në zhvillimin gjuhësor, dhe këtë e pohojnë edhe mjekët e spitalit pediatrik në Romë “Bambino Gesu”.

Gjithashtu nga mungesa e dremitjeve do të përballemi me fëmijë hiperaktivë, që nuk duan të binden ndaj rregullave dhe më tekanjozë.

Atëherë si duhet të veprojmë?

Mjekët këshillojnë që rutina e gjumit të drekës të ndiqet deri në moshën 4-5 vjeçare, megjithatë kjo rutinë ndikohet edhe nga zakonet e familjes.

Nëse prindërit pushojnë gjatë drekës edhe fëmijët përfitojnë nga kjo gjë. Nëse jeni duke menduar t’ja hiqni fëmijës rutinën e gjumit të ditës ndaloni pak dhe mendoni: “si do të ndiheshit nëse do t’ju hiqnin diçka që deri tani për ju ka qënë një rutinë?”

- Advertisement -rrrrrrr

Prandaj gjithçka duhet të bëhet gradualisht duke zvogëluar nga pak kohëzgjatjen e gjumit dhe nëse fëmija tashmë nuk do të flejë mund të zhvilloni një aktivitet qetësues si për shembull leximi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...