E diel, 24 Nëntor, 2024

Kur e qara e bebes ka lidhje me dhimbjet e barkut dhe kur jo

- Advertisement1-

Ndonjëherë foshnjat bëhen shumë grindavece, por disa qajnë më shumë se të tjerat.

Në rast se fëmija juaj është i shëndetshëm, por grindet shpesh, veçanërisht gjatë mbrëmjes, ose qan pa pushim për tre apo katër orë në ditë, me gjasë ka dhimbje barku, shkruan “Living”.

- Advertisement -

Dhimbjet e barkut nuk janë një çrregullim fizik apo sëmundje, por gjithsesi shkaktare për të qara të vazhdueshme, gjatë të cilave është e vështirë ta pushosh, transmeton lajmi.net.

Pra, foshnja nuk qan vetëm se ka uri apo se është lagur. Ekspertët nuk dinë ta thonë me siguri se cilat janë shkaqet e kësaj gjendjeje, por dihet që dhimbjet e barkut arrijnë kulmin në gjashtë javët e para pas lindjes dhe pas muajit të tretë nuk ndihen më.

Prindërit e një foshnje që ka dhimbje barku, mendojnë se kjo fazë nuk ka për të kaluar kurrë. Është më se e zakonshme të ndiheni të pashpresë, të inatosur, të tensionuar, nervozë, të shqetësuar dhe të lodhur.

Çfarë të bëni?

Në përgjithësi, dhimbjet e barkut nuk qetësohen me asnjë lloj mjekimi. Eksperimentoni me metoda të ndryshme për ta qetësuar foshnjën dhe mundohuni të mos shkurajoheni, nëse përpjekjet tuaja shkojnë dëm.

Mos harroni se kjo është një fazë kalimtare, por meqë foshnja nuk pushon së grinduri, nuk do të thotë se kur të rritet do të bëhet një fëmijë qaraman dhe grindavec.

- Advertisement -rrrrrrr

Shumë nga foshnjat që kanë pasur dhimbje të forta barku në vegjëli, janë rritur mirë, janë të qeshura dhe gazmore. Sa më të qeta të jeni gjatë këtyre krizave të foshnjës, aq më të lehtë do ta keni për ta ngushëlluar atë.

Të dëgjosh të qarat e një foshnje mund të jetë dëshpëruese, por shqetësimi, mërzitja apo paniku juaj, thjesht do t’ia shtojë shqetësimin fëmijës. Pushoni pak dhe lërjani foshnjën dikujt tjetër që të kujdeset.

Ndonjëherë, kur nuk keni më se çfarë lojërash të shpikni, foshnja mund të qetësohet thjesht duke parë një fytyrë të re.

Kur nuk ka lidhje me dhimbjet e barkut: ndonjëherë është e vështirë të përcaktosh nëse foshnja ka dhimbje ose prerje barku, apo po qan për diçka tjetër. Merrni në telefon pediatrin nëse:

foshnja qan për një kohë jashtëzakonisht të gjatë;

e qara ju duket e çuditshme;

e qara shoqërohet me rënien e aktivitetit, mosushqyerje, frymëmarrje apo lëvizje të pazakonta;

e qara shoqërohet me shenja të tjera, si: të vjella, temperaturë dhe diarre;

ju apo dikush tjetër në familje nuk po e duroni dot të qarën e foshnjës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...