E premte, 26 Korrik, 2024

Kur duhet të shqetësoheni nëse nuk ju flet fëmija

- Advertisement1-

Bëhet fjalë për dembelizëm apo kemi të bëjmë me një problem në zhvillimin e fëmijës? Kjo është pyetja që prindërit i bëjnë vetes kur fëmija vonon të flasë.

Por përse nuk flet ende fëmija juaj?

- Advertisement -

Edhe pse fëmija në moshën 2 vjeçare nuk flet ende, ka mënyrën e vet së të komunikuarit, përdorin një strategji të caktuar për të shprehur nevojat e tyre. E folura e fëmijës është një aftësi që zhvillohet në mënyrë natyrale dhe me kalimin e kohës, ndërkohë prindërit duhet ta stimulojnë sa më shumë dhe në mënyrë natyrale, pra pa e forcuar.

Pas vitit të dytë të jetës jo të gjithë fëmijët flasin, dhe këtu fillon gabimi i prindërve. Ata nga ankthi fillojnë të bëjnë krahasime duke harruar se fëmijët janë etapa të ndryshme zhvillimi.

Reklamë

Disa fëmijë përqëndrojnë më mirë energjitë e tyre në proçesin e zhvillimit motorrik dhe më pas zhvillojnë gjuhën, dhe kjo është e njohur si maturimi i sistemit vestibular (organi i ekuilibrit) që ndodhet prapa veshit. Ky sistem maturohet pikërisht nga zhvillimi motorrik i fëmijës, i cili ka rëndësi edhe në zhvillimin gjuhësor.

Kur mund të shqetësohemi?

Sipas të dhënave të ekspertëve, dhe konkretisht mjekes Antonella Sagone, të publikuara në “Pampers”, nuk mund të flasim për një vonesë edhe në moshën 4 vjeçare nëse fëmija nuk artikulon qartë por paraqet një zhvillim të mirë të përgjithshëm dhe shpreh disa fjalë. Sipas ekspertëve fëmija mund të fillojë të komunikojë me ju jo vetëm nëpërmjet fjalëve, por edhe nëpërmjet gjesteve të cilat shpesh shoqërojnë edhe “fjalët” që ai është duke thënë.

- Advertisement -rrrrrrr

Fëmijët janë të ndryshëm

Disa fëmijë kuptojnë gjithçka por fillojnë të flasin pas vitit 2-3 të jetës, disa fëmijë të tjerë prodhojnë disa tinguj që nuk tregojnë asgjë, disa të tjerë flasin aq mirë me gjeste sa nuk kanë nevojë të përdorin fjalët, pra të në momentin që fëmija ka një zhvillim të mirë të përgjithshëm ju nuk duhet të shqetësoheni. Në momentin që vendosin të flasin këta fëmijë do të jenë ekspertë të vërtetë dhe madje do të thonë edhe fjalë tepër te veshtira

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...