Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se studentë për shtesat e 100 euro mund të aplikojnë deri në fund të muajit tetor, ndërsa ka treguar se kur mund të dalin paratë.
”Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka thënë se të drejtë aplikimi për shtesat prej 100 euro kanë të gjithë studentët aktivë të të gjitha niveleve Bachelor, Master dhe Doktoratë, të të gjitha universiteteve publike dhe private në Kosovë.
“Sigurohuni që i plotësoni të gjitha fushat saktë dhe pa gabime. Nëse ka gabime, aplikimi refuzohet. Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, kurse pagesat do të kryhet me grupe, sipas radhës së aplikimit” – ka shkruar Murati.
Ndërsa për “Bursën e Mobilitetit”, sipas Muratit, kanë të drejtë aplikmi studentët e nivelit bachelor të universiteteve të akredituara në Kosovë.
Ai ka thënë se kusht për përfitimin e kësaj burse është që familja e studentit të ketë të ardhura vjetore bruto jo më shumë se 12 mijë euro.