E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Kur dikush nuk të pranon në dhomë për faktin se je e verbër”, studentja nga Vitia flet për diskriminimin

- Advertisement1-

Kur një studente refuzoi ta ndante dhomën e konviktit me të, Mimoza Zejnullahu ndjeu se aty ishin limitet e saj.

“Kur dikush nuk të pranon në dhomë për faktin se je e verbër… është një emocion i fortë. Aty ballafaqohesh fiks me limitet e tua”, thotë ish-studentja e psikologjisë.

- Advertisement -

Ajo vjen nga Vitia – pjesa juglindore e Kosovës – dhe studimet i kreu në Prishtinë, rreth 60 kilometra larg qytetit të saj.

Atëkohë jetonte në një konvikt të Qendrës së Studentëve në kryeqytet. Por, meqë banjat aty ishin të përbashkëta, mendoi që të kalonte në një konvikt tjetër, ku secila dhomë kishte banjën e vet.

“Kam dashur ta ndërroj dhomën, por kjo më ka bërë ta përjetoj shijen e hidhur që ta jep diskriminimi – u refuzova nga një vajzë që ishte aty dhe nuk deshi ta ndante dhomën me mua”, kujton Mimoza për Radion Evropa e Lirë.

Ajo e humbi shikimin në vitin 2012, kur ishte 31 vjeçe, si pasojë e një problemi të papritur shëndetësor.

Atë vit e quan “vit i territ”. Iu desh ta kalonte edhe një vit tjetër, derisa vendosi të bëhej pjesë e organizatës së personave të verbër në Gjilan, e pastaj edhe të fillonte studimet për Psikologji të Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës.

“Ka qenë vështirë të përshtatem me mësimin përmes dëgjimit, sepse për një person që është shkolluar duke shkruar vetë, është sfidë pastaj edhe mbajtja e shënimeve, sepse nuk kam ditur brajl [alfabetin për personat e verbër]”, thotë Mimoza – sot edhe me nivelin master të përfunduar.

- Advertisement -rrrrrrr

Përpara se ta niste këtë edukim, ajo punonte si infermiere në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti. Dhe kalimi në psikologji nuk i ndodhi rastësisht.

“E kam përjetuar vetë mungesën e një ndihme psikologjike kur e kam humbur shikimin. Kam pasur shumë nevojë të flas me dikë, por nuk kam mundur ta gjej, ose nuk kam pasur burime që më kanë drejtuar diku”, thotë Mimoza, sot 43 vjeçe.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...