E shtunë, 1 Mars, 2025

Kundër punësimit me detyrim: Studentët e fakultetit të Mjekësisë dalin në protestë

- Advertisement1-

Me thirrjet “standard jo diktaturë”, studentët e mjekësisë së UT-së po protestojnë në ambientet e rektoratit. Njëzëri, studentët thanë se përballë fenomenit që po përballet vendi ynë, është e udhës që shteti të japë zgjidhje e jo të detyrojë studentët të punojnë 3 vite me detyrim në Shqipëri…

Studentët e Mjekësisë janë hedhur sot në protestë, në shenjë kundërshtie për draftin që i detyron ata që të punojnë në Shqipëri për 3 vite.

- Advertisement -

Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar. Por këtë gjë, studentët e mjekësisë e kundërshtojnë.

Një nismë e tillë që ende nuk është bërë konkrete, u paralajmërua nga kryeministri Rama në Kongresin e parë të Shëndetësisë të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji.

Në prononcime për mediat, ata u shprehën të vendosur se nuk do i ndalin protestat dhe se nuk do bëjnë kompromise. Një përfaqësuese e tyre u paraqit se ishin kundër kësaj ideje, ndërsa shtoi se ky rregull nuk është zgjidhje për të frenuar ikjen e mjekëve.

“Jemi kundër idesë që ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë, për të parandaluar ikjen e mjekëve. Kjo bie ndesh me parimet demokratike, atë të lëvizjes së lirë. Një vend si Shqipëria, që synon BE, është vendim shumë diskriminues. Nuk pretendohet se shkollimi vlen kaq shtrenjtë. Nuk do ta pranojmë këtë vendim. Nuk duam që në shtator të gjendemi pabesisht. Pyeteni veten se pse po ikin mjekët? Çfarë po bëni për t’i mbajtur? Përmirësoni arsimin dhe sistemin shëndetësor. Përmirësoni kushtet. Studentët e Mjekësisë ftohen, jo detyrohen!”, tha protestuesja.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Agron Gashi zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në shkollën “Zenel Hajdini” në Prishtinë

Arsimtari i teknologjisë, Agron Gashi, është zgjedhur arsimtar më i dalluar për nder të...

Burim Jakupi zgjedhet mësimdhënës i dalluar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë

Burim Jakupi është zgjedhur mësimdhënës i dalluar në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë, shkruan...

Lirie Kolshi zgjedhet mësuesja e dalluar në shkollën “Migjeni” në Rufc të ri të Lipjanit

Mësimdhënësja e Fizikës, Lirie Kolshi është zgjedhur mësuesja e dalluar në shkollën "Migjeni" në...

Mësuesit e Korçës në grevë, kundërshtojnë uljen e pagës së grupit

Ulja e pagës së grupit dhe mungesa e një zgjidhje nga Ministria e Arsimit...