“Kujtohen helmimet e viteve ’90 në shkollat e Kosovës – s’do të përjetohet më ajo frikë”

- Advertisement5 -

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka rikujtuar ngjarjet e rënda të pranverës së vitit 1990, kur qindra nxënës shqiptarë në Kosovë u përballën me episode të dyshuara helmimi nëpër shkolla.

- paragrafi 1 -

Ajo përmes një postimi në Facebook përshkroi pamje të dhimbshme nga ajo kohë, ku fëmijë të mitur përfundonin të shtrirë në korridore, me marramendje, vështirësi në frymëmarrje dhe humbje të vetëdijes.

- Advertisement -

Nagavci kujtoi se këto helmime ndodhën në një periudhë kur shkollat shqipe po mbylleshin, mësuesit po përjashtoheshin dhe institucionet shqiptare po shtypeshin sistematikisht.

Postimi i saj i plotë:

Në pranverën e vitit 1990, shumë shkolla të Kosovës u mbushën me pamje që sot është e vështirë t’i përfytyrojmë pa një dhimbje të thellë: nxënës të mitur të shtrirë në korridore, të marrë me autoambulanca, me vështirësi në frymëmarrje, me marramendje, me humbje të vetëdijes.

- Advertisement -

Institucionet serbe të kohës mohuan çdo mundësi helmimi, duke i quajtur fëmijët “simulantë”. Por mjekët tanë, ata që u larguan dhunshëm nga puna për shkak të profesionit dhe kombësisë, dokumentuan raste reale klinike.

Këto ngjarje të dhimbshme i kujtuam sot në Forumin e diskutimit “Helmimet në vitet 1990-1992”. Këta fëmijë u goditën në një kohë kur shkollat shqipe po mbylleshin, mësuesit po përjashtoheshin, institucionet tona po shtypeshin.

Në ato vite, dhimbja u shndërrua në forcë. Nga ajo goditje e rëndë lindi vendosmëria që na udhëhoqi drejt qëndresës qytetare, drejt arsimimit paralel, drejt ruajtjes së dinjitetit në kushte të pamundura.

Sot përulemi me respekt para çdo nxënësi të prekur, para çdo familjeje që ka vuajtur, dhe para çdo kujt që ka qenë dëshmitar i asaj kohe të rëndë dhe u premtojmë brezave të rinj se në Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike, asnjë fëmijë nuk do të jetojë më frikën që patën fëmijët e viteve 1990–1992.