E diel, 19 Janar, 2025

Kujtesë nga profesori nga Malisheva: Në luftë kishim 58 nxënës në klasë, kishte përkushtim / EMRAT

- Advertisement1-

Profesori nga Malisheva, Januz Kastrati, ka ndarë në rrjetin social Facebook një kujtim nga viti shkollor 1998-99, gjatë kohës së luftës ku thotë se kishte vullnet e përkushtim të jashtëzakonshëm për arsimim të gjeneratave.

Kastrati që në atë kohë ishte profesor i Gjeografisë ka publikuar emrat e 58 nxënësëve të vitit të parë të Mjekësisë që ishte mbajtur në shkollën e fshatit Lubizhdë të Malishevës.

- Advertisement -

Postimi i Kastratit:

Viti shkollor 1998/99
(Edhe një kujtim)

Edhepse në gjendje lufte, nuk u ndal angazhimi me vullnet dhe përkushtim në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave.

Kishim edhe nga 58 nxënës në klasë.
Nuk ishte pengesë, përkundrazi ishte një motiv shtesë.

Kënaqësi që na u dha mundësia me qenë në mesin e edukatorëve dhe mësimdhënësve.

Me respekt edhe për këtë gjeneratë!
Shëndet dhe të gjitha të mirat për ta!

- Advertisement -rrrrrrr

Falenderoj Zotin në radhë të parë, e mandej edhe të gjithë ata që na besuan dhe ende vazhdojnë të na besojnë në këtë mision, vërtetë të shenjtë!

Zoti i mëshiroftë dhe i shpërbleftë për kontributin e tyre, të gjithë ata që nuk janë në mesin tonë!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...