Kujtesa Haxhijaha-Lulaj, zgjedhet kryetare e Këshillit Drejtues në shkollën “Dardania”, në Prishtinë

- Advertisement5 -

Kujtesa Haxhijaha-Lulaj është zgjedhur kryetare e Këshillit Drejtues në shkollën “Dardania”, në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Kujtesa Haxhijaha-Lulaj Zgjidhet Kryetare e Këshillit Drejtues në SHFMU Dardania.

Të dashur nxënës, prindër dhe staf i SHFMU Dardania,

Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se Zonja Kujtesa Haxhijaha-Lulaj, është zgjedhur Kryetare e re e Këshillit Drejtues në SHFMU Dardania.

- Advertisement - m2

Këshilli Drejtues është organ shumë i rëndësishëm i shkollës sonë, duke luajtur një rol kyç në drejtimin dhe zhvillimin e aktiviteteve shkollore. Pra, jo vetëm që përfaqëson dhe mbron interesat e nxënësve, por gjithashtu propozon ide dhe projekte inovative në funksion të përmisimit të kushteve në hapësirat e shkollës.

Në këtë rrugë të re, urime Kujtesa Haxhijaha-Lulaj dhe të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit Drejtues. Jemi të lumtur që kemi një ekip kaq të përkushtuar dhe të aftë në udhëheqjen e shkollës sonë!

Së bashku drejt një të ardhmeje më të ndritshme dhe më frymëzuese për të gjithë nxënësit e SHFMU Dardania!