E diel, 19 Janar, 2025

Kujt i shërbejnë koordinatorët në shkolla? 640 mësues me detyrë të re, vlerësojnë punën dhe cilësinë e kolegëve

- Advertisement1-

Jo vetëm mësues, por edhe koordinator. Ky është roli më i ri që do të marrin 640 mësues në arsimin parauniveristar në të gjithë vendin.

Duke filluar nga muaji tetor çdo shkollë 9-vjeçare dhe të mesme do të ketë dy koordinatorë, raporton A2.

- Advertisement -

Njëri do të ketë funksionin e orientimit të karrierës së nxënësve, ndërsa koordinatori tjetër do të bëjë vlerësimin e cilësisë në shkolla.

Puna e tij do të jetë e ndryshme nga ajo e drejtorit të shkollës apo e mësuesit kujdestar.

Por përse duhen koordinatorët  në një kohë kur arsimi parauniversitar po vuan mungesën e mësuesve në shkolla?

Koordinatorët e shkollave do të kenë një mandat 3-vjeçar. Gjatë ushtrimit të kësaj detyre, ata do të lehtësohen nga ngarkesa e orëve në mësimdhënie, shkruan A2.

Orët e mësuesve koordinatorë do të plotësohen nga mësues të tjerë. Aplikimet për koordinatorët në shkolla janë mbyllur. A2 CNN ka mësuar se lista e fituesve pritet të shpallet në  fillim të tetorit. Ndërkohë paga e një koordinatori do të jetë e njëjtë më atë të mësuesi. (A2 Televizion)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...