E hënë, 24 Shkurt, 2025

Kujdestari i klasës së 14 vjeçarit që vdiq dje në aksident bën postimin prekës për të

- Advertisement1-

Një vetaksident në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc në Suharekë, i ka marrë jetën një 14-vjeçari, që quhet Leon Kurtishaj. Dy të tjerë kanë mbetur të lënduar nga ky asident.

Ngushëllimet e shumta kanë kapluar rrjetet sociale, mirëpo fjalët që ka shkruar kujdestari i klasës së Leon Kurtishajt kanë qenë mjaft prekëse.

- Advertisement -

Hashim Kukaj, kujdestari i Kurtishajt, ka thënë se ai ka qenë një nxënës model, i urtë, tolerat dhe shembull për mirë.

Postim i plotë:

LEON KURTISHAJ DO TË MBETET GJATË NË KUJTESËN TONË

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e nxënësit tim – nxënësit të sjellshëm, punëtor e të shkëlyeshëm, Leon (Arben) Kurtishaj.

Vdekja e hershme e Leonit është një humbje për familjen e tij dhe për shkollën tonë. Ishte djalë i mirë, i urtë, tolerant dhe shembull për të mirë.

Sjelljet e tij prej nxënësi shembullor, do ta bëjnë që Leoni të mbetet gjatë në kujtesën e atyre, që patën fatin të jenë bashkë me të. Ka njerëz, siç ishte Leoni, të cilët jetojnë pak, por sjellja dhe edukata e tij lënë gjurmë të përjetshme në memorien shoqërore. Jeta e njeriut është ngushtë e lidhur me qëllimin e ardhjes së tij në këtë botë, pra të tregojë: dashurinë, respektin, tolerancën dhe kujdesin.

- Advertisement -rrrrrrr

Vdekja e hershme e nxënësit tonë na preku thellë zemrat tona. Me këtë rast Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Leonin – nxënësin tonë të paharruar. Prandaj, ne do ta kujtojmë, duke i ruajtur gjithmonë kujtimet më të mira për të.

Me këtë rast, në emrin tim personal,

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, farefisit e shokëve të Leonit!

TË QOFTË I LEHTË DHEU! U PREHTË NË PAQE SHPIRTI YT ENGJULLOR!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...