KUJDESI PËR NXËNËSIT: Në shkollën “Asdreni” në Pejë përurohet dhoma e mjekut

- Advertisement -

Në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë është përuruar sot dhoma e mjekut, e cila do të ofrojë shërbime stomatologjike dhe pediatrike për nxënësit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Përurimi i kësaj dhome është një hap i rëndësishëm për krijimin e një mjedisi më të sigurt për nxënësit e kësaj shkolle.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Përurimi i dhomës së mjekut në shkollën tonë

Me një ceremoni modeste , u përurua dhoma e mjekut, e cila do të ofrojë shërbime stomatologjike dhe pediatrike për nxënësit tanë.

- Advertisement -

Kjo hapësirë është një aset i rëndësishëm për kujdesin shëndetësor të fëmijëve dhe një dëshmi e bashkëpunimit të shkollës me komunitetin e prindërve dhe institucioneve.

Falënderim i veçantë për Komunën e Pejës, që përkrahu këtë iniciativë, prindërve donatorë si dhe drejtoreshës së shkollës, znj. Agime Lajqi, e cila me përkushtim dhe angazhim të palodhshëm e çoi përpara idenë deri në realizimin e saj të plotë.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë z. Gazmend Muhaxheri, Kryetar i Pejës, z. Naser Gega, Drejtor i Arsimi, z. Petrit Loci, Drejtor i Shëndetësisë, prindër dhe fëmijët të cilët me praninë e tyre simbolizuan përfituesit kryesorë të këtij projekti.

Përurimi i kësaj dhome është një hap i rëndësishëm për krijimin e një mjedisi më të sigurt për fëmijët tanë.