Shkolla fillore “Ismail Qemali” në fshatin Saradran të Komunës së Istogut ka njoftuar prindërit dhe nxënësit për praninë e kafshëve të egra në oborrin e shkollës gjatë ditëve të fundit.
Në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga drejtoria e shkollës thuhet se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe stafit arsimor.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente për të ndërmarrë masat e duhura që sigurojnë një ambient të sigurt për fëmijët tanë,” thuhet në komunikatën e shkollës.
Drejtoria ka kërkuar nga prindërit që të jenë të kujdesshëm, sidomos gjatë hyrjes dhe daljes së nxënësve nga ambientet e shkollës.
🛑 Udhëzimet e shkollës për sigurinë e nxënësve:
Mos iu afroni kafshëve të panjohura.
Njoftoni menjëherë mësimdhënësit ose administratën nëse vëreni ndonjë kafshë në hapësirat e shkollës.
Shkolla “Ismail Qemali” falënderon prindërit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, duke theksuar se siguria e nxënësve mbetet prioriteti kryesor.
Ujqit futen në oborrin e shkollës “Ismail Qemali” në Saradran të Istogut – rrezikohen nxënësit