Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

- Advertisement -

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i fëmijëve të infektuar të rritet, sipas pediatres Shqipe Kabashi.

Ajo, në Edicionin Special në Klan Kosova, se shtatë rastet që janë duke u trajtuar në klinikë nuk janë në gjendje të rëndë teksa bën të ditur se kanë rihapur repartin COVID.

- Advertisement -

“Ka filluar një valë e re e COVID-19 edhe tek fëmijët. Numri i rasteve që kërkojnë hospitalizime është rritur dukshëm kohëve të fundit, sonte ne si ekip kujdestare kemi pasur mjaftë raste”.

“Rastet variojnë varësisht nga simptomat, më të lehtat i vizitojmë në mënyrë ambulantore në shtëpi ndërsa rastet që kërkojnë trajtim dhe janë me simptoma më të rënda i kemi hospitalizuar në klinikë. Momentalisht kemi shtatë fëmijë të hospitalizuar në repartin e COVID-it”.

Doktoresha, mes tjerash, tha se si pasojë e rritjes së rasteve kanë kërkuar edhe staf mjekësor mbështetës.

- Advertisement -

“Për shkak të rritjes së rasteve dhe kërkesave për hospitalizim kemi hapur edhe njëherë repartin e COVID-it si dhe kemi rritur numrin e mjekësve dhe kemi kërkuar staf tjetër mbështetës. Zakonisht moshat janë fëmijët deri në parashkollor më të prekur ndërsa rastet që i kemi të hospitalizuar nuk janë në gjendje të rëndë, kanë temperaturë, ethe dhe barkqitje”, tha Kabashi.