Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka njoftuar se Testi i Maturës Shtetërore për afatin e qershorit, do të mbahet në këtë shkollë, dhe në shkollat “Mustafa Bakiu” dhe “Lidhja e Prizrenit” në Prizren.
Shkolla njofton se nxënësve brenda Qendrave të Testimit ju ndalohet rreptësisht posedimi i telefonave apo mjeteve të tjera teknologjike dhe çantave të ndryshme, shkruan Albanian Education.
Njoftimi i shkollës:
Njoftohen nxënësit dhe Kujdestarët e klasave të XII-ta që Testi i Maturës Shtetërore për afatin e qershorit, do të mbahet më 24.06.2022 (e shtunë) në tri qendra të përcaktuara nga DKA dhe MASHTI.
Qendrat e testimit janë të përcaktuara si në vijim:
➖ Qendra Nr. 1 Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren, – Klasat: XII-1, XII-2, XII-3, XII-4, XII-5 dhe XII-6, XII-7 dhe gjysma e klasës XII-8 (hyrja e nxënësve bëhet nga hyrja kryesore e shkollës).
➖ Qendra Nr. 2 në SHMU “Mustafa Bakiu” në Prizren, Klasat:XII-8, XII-9, XII-10, XII-11, XII-12, XII-13, XII-18 Gjonaj dhe XII-19 Romajë
➖ Qendra Nr.3, në SHMU “Lidhja e Prizrenit” në Prizren, Testit do të ju nënshtrohen nxënësit e Komunitetit boshnjak, Klasat: XII-14, XII-15, XII-20 Reçane.
➖ Qendra Nr.3 në SHMU “Lidhja e Prizrenit” në Prizren, Testit do të ju nënshtrohen nxënësit e Komunitetit turk, Klasat: XII-16 dhe XII-17.
Bazuar në Udhëzuesin për Maturën Shtetërore:
Nxënësit obligohen të jenë në oborrin e shkollës më së largu në orën 9:00 me uniformë shkollore, të posedojnë me vete Dokument identifikimi, Fletëparaqitjen e Testit të Maturës (do ju shpërndahet nga Kujdestari/rja i/e klasës ditën e testimit) dhe një laps grafik.
Nxënësve brenda Qendrave të Testimit ju ndalohet rreptësisht posedimi i telefonave apo mjeteve të tjera teknologjike dhe çantave të ndryshme.
Vëretje: Nxënësit do të kontrollohen në hyrje dhe të gjithë ata që posedojnë ndonjërën nga mjetet e lartëcekura nuk do të lejohen t’i nënshtohen testimit.
Drejtoria e shkollës ju uron shumë SUKSESE nxënësve!