E diel, 24 Nëntor, 2024

Kujdes! Nga muaji i 6 bebet kuptojnë gjithçka që u thoni

- Advertisement1-

Për të testuar shkathtësinë e kuptimit të fjalëve te një grup i bebeve, shkencëtarët i kanë xhiruar derisa në monitorë të kompjuterëve u janë treguar fotografitë duke u theksuar me atë rast emrat e objekteve të treguara

Kanë vërejtur që fëmijët e moshës midis gjashtë dhe nëntë muaj me sy kanë kërkuar veturën, këmbën apo mollën në kompjuter pasi që u është bërë pyetja: “Ku është vetura?… këmba?… molla?

- Advertisement -

Profesoresha Elika Bergelson e Universitetit Duke, udhëheqëse e hulumtimit të ri ka treguar që bebet kuptojnë edhe më shumë, transmeton Telegrafi.

U janë treguar disa fotografi në të cilat kanë qenë të lidhura objektet dhe disa në të cilat ato nuk kanë pasur lidhje.

Në një prej fotografive janë treguar dora dhe këmba, ndërkaq në tjetrën këmba dhe gota me qumësht.

Kur janë theksuar emrat e objekteve është treguar që bebet kanë kaluar më shumë kohë duke kërkuar lidhjen në fotografi në të cilat kanë enë objektet e palidhura.

Shkencëtarët kanë shpjeguar që fëmijët me shikime kanë bërë me dije që “këmba dhe dora” janë të ngjashme dhe objektet e lidhura nga “këmba dhe gota me qumësht” dhe që pas gurgurimes fshihet mendja e kthjellët dhe e mprehtë.

- Advertisement -rrrrrrr

Bergelson konsideron që bebja gjashtëmuajshe kupton pothuajse gjithë vokabularin me të cilin u drejtohen prindërit.

Prindërve u ka dhënë porosi që të bisedojnë me fëmijët e tyre, sepse bebja kupton çdo gjë që u thonë, ndërkaq në moshën e rritur do të kenë shkathtësi më të mira gjuhësore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...