E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

- Advertisement1-

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund të pranojë çdo lloj ushqimi. Procesi i pjekurisë së sitemit tretës bën që fëmija të mos jetë i gatshëm për pranimin e disa ushqimeve të caktuara gjatë viteve të para të jetës së tij.

Këto janë ushqimet të cilat fëmijët nuk duhet ti konsumojnë deri në moshën 2-vjeçare:

- Advertisement -

Lëngjet e paketuara – është mirë që të evitohen dhe të përgatiten në shtëpi, në mënyrë që të shmanget përmbajtja e lartë e sheqerit dhe komponentëve të tjerë të dëmshëm për shëndetin e fëmijës.

Bombonet prej gome – kanë një përmbajtje të lartë të sheqerit, gomë, ngjyra dhe substanca të tjera të panevojshme për fëmijët e kësaj moshe. Këto sheqerëra mund të ndikojnë në gjenerimin e obesitetit tek fëmijët dhe prishjen e dhëmbëve të tyre.

Ëmbëlsirat – kanë përmbajtje të lartë të yndyrërave më të dëmshme dhe vajra jo të shëndetshme palme apo vajra kokosi, si dhe përmbajtje të lartë të sheqerit.

Mjalti – mund të jetë i kontaminuar nga baktere e cila është përgjegjëse për transmetimin e botulizmit. Për më tepër, sistemi imunitar i fëmijës është ende në zhvillim, dhe mund ti shkaktoj alergji të polenit.

Frutat e thata – janë ushqime të cilat mund të shkaktojnë alergji. Arrat, kikirikët, bajamet, kanë përmbajtje alegjene tepër të lartë.

Pijet freskuese – kanë përmbajtje të lartë të kafeinës, sheqerit dhe aditivëve kimik të cilët mund të shkaktojnë dëmtime intestinale dhe gastrite tek fëmijët.

- Advertisement -rrrrrrr

Peshku shpat dhe toni i kuq – janë peshq me përmbajtje të lartë merkuri (zhive) dhe fëmijët nuk duhet ti konsumojnë ato deri në moshën 3 vjeçare.

Konservat – përmbajnë shumë kripë dhe shumë konservantë në mënyrë që të kenë afat më të gjatë të përdorimit.

Sallamrat – kanë përmbajtje të lartë yndyre dhe kripë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...