Kujdes mësimdhënës të kësaj komune, Drjetoria e Arsimit nis vizitat në shkolla

- Advertisement -

Drejtoria Komun e Arsimit në Rahovec ka nisur vizitat e kontrollit nëpër shkolla.

- paragrafi 1 -

Këtë e ka konfirmuar drejtori i DKA-së në këtë komunë, Avni Morina, përmes një postimi në Facebook shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Njoftimi i tij:

Bashkë me zyrtarët e DKA-së filluam vizitat e kontrollit në shkollat e komunës sonë.

Është interes dhe përkushtim yni, që procesi mësimor të zhvillohet normalisht, të respektohet orari mësimor, që përgatitjet ditore e planprogramet mësimore të zbatohen me përpikëri dhe të rritet cilësia e mësimdhënies.

- Advertisement -

Për t’u arritur këto, është e nevojshme që mësimdhënësit tanë të jenë çdoherë në nivel të detyrës, në mënyrë që të rritet edhe performanca e tyre.