E hënë, 24 Shkurt, 2025

Kualifikimi i mësuesve: Dokumentet dorëzohen deri më 27 shkurt, provimi do të zhvillohet më 29 prill

- Advertisement1-

Provimi më shkrim për mësuesit e kategorisë II dhe III të kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2022-2023 do të zhvillohet më datën 29 prill nga ora 10 deri në orën 12 e 30 në Tiranë, në mjedise të planifikuara nga ASCAP.

Më poshtë njihuni me procedurat e tjera.

- Advertisement -

Mësuesit që kërkojnë të kualifikohen, duhet të plotësojnë kërkesën për të marrë pjesë në procedurat e kualifikimit dhe e dorëzon atë në ZVAP së bashku me portofolin profesional sipas profilit përkatës, brenda datës 27 shkurt 2023.

Lista e mësuesve që do të marrin pjesë duhet të bëhet e ditur atyre deri më datë 17 mars 2023, në mënyrë që secili mësues të kontrollojë të dhënat dhe vlerësimet e portofolit të tij.

Ndërsa provimi më shkrim për mësuesit e kategorisë II dhe III të kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2022-2023 do të zhvillohet më datën 29 prill nga ora 10 deri në orën 12 e 30 në Tiranë, në mjedise të planifikuara nga ASCAP.

Ndërkaq, ata mësues të cilët do të kualifikohen për 20-vjeçarin ose marrjen e titullit “Mësues Mjeshtër”, ndryshe nga më parë këtë vit duhet të japin një orë mësimi të hapur në prezencën e përfaqësuesve nga rrjeti profesional, drejtuesit e shkollës, ekipi lëndor,këshilli i prindërve.

“ZVA në bashkëpunim me drejtuesit e rrjeteve profesionale harton kalendarin e zhvillimit të orëve mësimore të hapura për mësuesit e kategorisë së parë të kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2022-2023 në periudhën 3 prill-28 prill 2023 dhe e miraton atë për të gjithë kandidatët”, thuhet në njoftimin zyrtar të MAS që iu është shpërndarë ZVA-ve për organizimin dhe procedurat e provimit të kualifikimit.

- Advertisement -rrrrrrr

/portalishkollor/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...