Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese

- Advertisement -

Ministria Arsimit ka përcaktuar afatet për kualifikimin e mësuesve në vitin shkollor 2024-2025. Mësuesit me 3-5 vite përvojë aplikojnë për kategorinë “Mësues i Kualifikuar”, me 8-10 vite për “Mësues Specialist”, dhe 15-20 vite për “Mësues Mjeshtër”. Afati i fundit për dorëzimin e dosjeve profesionale është data 7 shkurt.

- paragrafi 1 -

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar një udhëzim të rëndësishëm lidhur me procesin e kualifikimit të mësuesve për vitin shkollor 2024-2025. Ky udhëzim përcakton afatet dhe procedurat që duhet të ndjekin mësuesit dhe institucionet arsimore për të siguruar një proces të rregullt dhe efikas.

- Advertisement -

Sipas dokumentit, mësuesit që dëshirojnë të aplikojnë për kualifikim duhet të dorëzojnë dosjet e tyre profesionale brenda datës 7 shkurt 2025. Ky afat është vendimtar për të garantuar shqyrtimin dhe vlerësimin në kohë të aplikimeve.

Përveç kësaj, udhëzimi përfshin edhe një sërë afatesh të tjera të rëndësishme:

30 janar 2025: Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar dhe Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar duhet të vënë në dispozicion të mësuesve programet e kualifikimit.
27 janar 2025: Afati i fundit për mësuesit që të aplikojnë në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit të Personelit (SMIP), duke plotësuar të gjitha rubrikat e kërkuara.
31 janar 2025: Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar duhet të shqyrtojnë dhe miratojnë kërkesat e paraqitura në SMIP dhe ato të mësuesve të arsimit parashkollor për pjesëmarrje në procesin e kualifikimit.
21 shkurt 2025: Komisioni i Vlerësimit të Dosjeve (KVD) duhet të përfundojë vlerësimin me pikë të dokumenteve të dosjeve profesionale.
28 shkurt 2025: Publikimi i listës përfundimtare të mësuesve që do të marrin pjesë në provimet e kualifikimit, duke u mundësuar atyre të kontrollojnë të dhënat dhe vlerësimet e dosjeve të tyre.

- Advertisement -

Lajmi i plotë KËTU

Marrë nga Portali Shkollor