E diel, 19 Janar, 2025

“Ku u avulluan 5.6 milionë euro për digjitalizimin e arsimit” – përplasen zv.ministri i Arsimit dhe ish-ministrja

- Advertisement1-

Zv.ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi është përplasur sot me ish-ministren e Arsimit, Hykmete Bajramin. Kjo nisi pasi që Kelmendi ngriti pyetje lidhur me projektin prej 5.6 milionë euro për platformën e digjitalizimit të arsimit në Kosovë, e cila, sipas tij, nuk është funksionale dhe nuk gjendet askund, shkruan AlbanianEducation.net.

Kelmendi pyeti ish-ministren Hykmete Bajrami se ku është avulluar ky projekt milionësh.

- Advertisement -

Ai thotë se platforma ishte pranuar nga Hykmete Bajrami, më 18 mars 2020, kur ajo ka marrë kredencialet për qasje në sistemin digjital të arsimit.

“Znj. Hykmete Bajrami ku është avulluar projekti 5.6 milionë euro për platformën e digjitalizimit të arsimit që nuk e kemi gjetur askund?! Me 18 mars 2020 (shih dokumentin) janë pranuar kredencialet për qasje në platformën digjitale të arsimit nga Hykmete Bajrami, ministre e Arsimit. Kjo platformë i kishte kushtuar buxhetit të vendit 5.6 milionë euro. Sot e asaj dite paratë kanë shkuar dhe platforma nuk gjendet askund”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Kelmendi thekson se ky projekt, që duhet të paguhet nga buxheti i shtetit deri në vitin 2032, është një kosto e madhe për taksapaguesit kosovarë.

“Ne, me taksat e qytetarëve, duhet të paguajmë për këtë sistem shumën prej 5.6 milionë euro deri në vitin 2032. Platforma nuk gjindet,” ka shkruar Kelmendi.

Në përfundim, Kelmendi kërkon nga Hykmete Bajrami të sqarojë arsyet për mungesën e kësaj platforme, duke pyetur: “Hykmete ku është paswordi?”.

- Advertisement -rrrrrrr

Nuk ka vonuar dhe ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ish-ministre e Arsimit, e cila ka bërë postime, ku ka adersuar edhe akuza ndaj zv.ministrit Taulant Kelmendi, duke e quajt zhvatës të kahmotshëm të parasë publike.

Postimi i parë:

“Pyeteni Jusuf Thaçin për këtë projekt të vitit 2014-2017. Pyeteni Arben Vitinë si e ka ditë ai për këtë projekt dhe lidhjen e tij me Bekim Kasumin, që e ka implementu këtë projekt. Unë në MASHT kam qënë ministre 4 muaj dhe e kam ndalu fazën e dytë të këtij projekti”, ka shkruar ajo teksa ka sqaruar se projektin në fjalë sa ka qenë ministre e ka ndaluar fazën e dytë të këtij projekti (platforme online).

Postimi i dytë i Bajramit:

Tash pasi që e morët vesh se projekti 5.6 milionesh, i cili ka nisë, është “impelementu” dhe janë kry të gjitha pagesat para se me shku unë ministre në MASHT, qytetarët kanë nevojë ta dinë kush është Taulanti.
Peja të njehë shumë mirë Taulant ty si zhvatës të kahmotshëm të parasë publike, por kanë nevojë edhe të tjerët të dinë më shumë për ty.
Në Pejë Taulanti është djali i ish drjetorit të arsimit, i cili në vitin 2010 e pat regjistru një kompani dhe merrte tenderë nga komuna, por edhe drejtpërdrejtë nga drejtoria e cila udhëhiqej nga babai i tij, kështu ai përfitonte fonde publike.
– Hajde Taulant tregona të gjithëve qysh kë marrë tender me e shtru rrugën për Nabergjan në vitin 2010, rrugë të cilën firma jote nuk e ka shtru kurrë.
– Trego qysh ke marrë tender direkt nga babai i juaj për renovim të shkollës Ekonomike – objekti B, dhe në vend të dritarëve të plastikës ka qitë dritare të drurit të ngjyrosara me ngjyrë të bardhë.
– Trego si ke marrë tenderë dhe je pagu me i furnizu shkollat me dru dhe i ka lënë me muaj të tërë pa ngrohje.
Po ju them edhe një gjë: nuk ka të korruptuar në këtë vend të cilin Albin Kurti nuk e ka akomodu në Kabinetin e tij. Qeveria Kurti, kanibeti i tij janë ajka e hajnave të kësaj shoqnie.
Passwordi: LVV

 

Pas këtyre dy postimeve, ka reaguar sërish zv.ministri Kelmendi, i cili i ka thënë Bajramit se me 18 mars 2020, ka pranuar paswordin e platformës, ndërkaq sipas tij në Komision ka gënjyer dhe vazhdoni ta bëjë të njëjtën.

“Znj. Hykmete Bajrami unë nuk manipuloj! Me dokumente po shpalosi gënjeshtrat e tua. Troç dhe shqip, në dokumentin kur ti ishe ministre, pra me 18 mars 2020, keni pranuar paswordin e platformës, ndërkaq në Komision keni gënjyer dhe vazhdoni të gënjeni”, ka shkruar Kelmendi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...