E diel, 23 Shkurt, 2025

Ku ‘humbi’ Rrahman Jasharaj: A po e pret shtatorin të aktivizohet?

- Advertisement1-

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, padyshim se është njeriu më aktiv në Kosovë, sidomos muajt e fundit.

Arsyeja është ‘kërcënimi’ i vazhdueshëm që bëri për greva e protesta e deri te bllokimi i sistemit arsimor në vend, nëse nuk plotësohen kërkesat për punëtorët e arsimit, e që një prej tyre ishte të ipen nga 100 euro për mësimdhënësit derisa të miratohet ligji i ri i pagave.

- Advertisement -

SBASHK-u në krye me Jasharajn realizuan një protestë dhe arritën një ditë ta bllokojnë sistemin e arsimit, pasi nuk punuan shkollat, por vetëm kaq.

Qeveria nuk u zmbraps dhe i dha vetëm një muaj nga 100 euro shtesë edhe për mësimdhënësit si për të gjithë sektorët tjerë.

Pavarësisht se nuk ju plotësuan kërkesat, mësimi vazhdoi dhe më datë 24 qershor përfundon viti shkollor.

Duke parë që dilte çdo ditë në media mund të thuhet se Rrahman Jasharaj ka ‘humbur’.

Megjithatë para 3-javësh ai ka thënë se nëse Qeveria Kurti nuk i pret në dialog, shtatori kur nis procesi i ri arsimor mund t’i gjejë në greva.

Mbetet të shihet gjatë pushimeve të verës nëse Jasharaj do të merret vesh me Qeverinë, apo do të vazhdon saga e njejtë e paralajmërimeve me protesta e greva. /Albanian Kids Education/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...