E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

- Advertisement1-

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë për prindërit, mësuesit dhe nxënësit.

E ndërsa bota ka ndryshuar të gjithë procesin e zhvillimit të aktiviteteve, përsëri emocionet e fillimit të shkollës do të jenë të njëjta.

- Advertisement -

Tashmë është bërë një periudhë e gjatë kohore që prej mbylljes së shkollave në muajin mars dhe e mirëkuptojmë faktin se prindërit mund të kenë harruar pak rutinën e përcjelljes së fëmijës tyre në mëngjes.

Fatmirësisht për ju prindër kemi menduar disa këshilla për tja u bërë punën më të lehtë.

1. Merrni kohë për të folur

Gjëja e parë që duhet të bëni me fëmijën tuaj në kë të periudhë pandemie është të flisni. Flisni dhe këshillojeni për mënyrën se si duhet të kujdeset për higjenën personale. Shpjegojani dhe njëherë të gjitha rregullat anti covid.

Gjithashtu është mirë që fëmija juaj të ketë pak frikë pasi kështu ai do të jetë më i kujdesshëm.

2. Bëni gati kutinë e drekës

- Advertisement -rrrrrrr

Më siguri ka muaj që nuk keni bërë një drekë për shkollë, kështu këtu keni disa ide se çfarë mund të përfshini në menunë e fëmijës tuaj.

Një drekë ushqyese është thelbësore për fëmijët. Ju mund të bëni një vakt të shëndetshëm pa shpenzuar shumë para.

Pse të mos provoni të mbushni një Pit Pitta me djathë krem, proshutë, marule dhe domatë. Fëmija juaj do të kënaqet dhe do të ushqehet shëndetshëm.

Sallatat janë një alternativë e shkëlyqer. Eksperimentoni me to dhe vendosni shumë perime.

3. Kthehuni te rutina

Mësohuni me rutinën e re, një javë para se të fillojë shkolla sigurohun iqe fëmijët tuaj të shkojnë në shtrat më herët dhe të zgjohen në orarin kur duhet të shkojne në shkollë.

Pse mos të provoni të vendosni alarmet 10 minuta më herët çdo ditë të javës, para se të fillojë shkolla në mënyrë që mos jetë një tronditje për ditën e parë të shkollës.

4. Siguria

Në të gjitha shkollat do të ketë një sërë udhëzimesh dhe procedurash të reja sigurie. Gjithësesi ju bëni punën tuaj, fmailjarizojini ju të parët fëmijët me këtë situatë që po kalojmë. PAsi vetëm kështu ata do e dinë se çfarë i pret.

Nëse shkolla nuk ju ka kontaktuar atëhere kontaktoni ju me ata dhe merrni më shumë informacion në lidhje me sigurinë e fëmijëve tuaj.

Vendosini në çantë dezifektuesin e duarëve dhe maskën.

5. Krijoni një strehë për detyrat e shtëpisë

Derisa fëmija juaj të stabilizohet me këtë ndryshim, ndihmojeni atë. Java e parë e fillimit të shkollës do të jetë e vështirë, aty ku fëmija juaj mëson hiqni të gjitha lodrat, smartphonin,kompjuterin për të mos u shpërqëndruar.

6. Jini mirëkuptues

Kjo është një situatë krejtësisht e re për të gjithë, mësuesit, prindërit dhe fëmijët. Ajo cfarë është e rëndësishme është të mirëkuptoni si fëmijën tuaj dhe mësuesit pasi askush nuk e di saktësisht se çfarë është duke bërë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësimdhënësit pa rritje page këtë fundvit: Po, më 2025 do ketë?

Kryeministri Albin Kurti më 7 tetor në konferencën për media u pyet nëse do...

LIRI gëzon nxënësit e klasës II/3 të shkollës “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë – iu dërgon SEMPRE e fletore

Kompania më e madhe vendore LIRI vazhdon të sjell gëzim për nxënësit e shkollave fillore...

Nga Albert Kurtulaj: Shqetësuese përdorimi i pakontrolluar i internetit nga fëmijët – prindërit të jenë më syçelë

Përdorimi i internetit, a po bëjnë prindërit mjaftueshëm në rritjen, mirëqenien dhe sigurinë e...

Alarmante: Fenomeni i rrezikshëm i ‘Tik Tokut’ prek edhe shkollat në Kamenicë – disa nxënës tentojnë të lëndojnë vetën

Edhe shkollat e Kamenicësi ka prekur fenomeni i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit, pas...