“Kthejeni sistemin e vjetër”: Mësuesit, prindërit dhe komunat kundër skemës së re të librave shkollorë

- Advertisement -

Shumica e prindërve në Kosovë kërkojnë rikthimin e sistemit të vjetër të shpërndarjes së librave shkollorë përmes shkollave.

- paragrafi 1 -

Ata shprehin paknaqësi të mëdha me sistemin aktual. Hulumtimi tregon se modeli aktual i subvencionimit po shkakton pabarazi dhe vonesa.

- Advertisement -

Një hulumtim i ri i prezantuar në emisionin “Kallxo Përnime” ka nxjerrë në pah pakënaqësi të thellë ndaj skemës aktuale të subvencionimit të librave shkollorë. 55.7% e prindërve të anketuar deklarojnë se preferojnë sistemin e vjetër, ku librat shpërndaheshin direkt përmes shkollave, ndërsa vetëm 33.7% mbështesin modelin e ri me subvencione financiare.

Kthimi në sistem të vjetër është kërkesë edhe e mësimdhënësve dhe e Drejtorive Komunale té Arsimit.

Screenshot

Hulumtimi është porositur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe është kryer nga UBO Consulting, duke përfshirë 400 prindër nga i gjithë territori i Kosovës, me fëmijë që kanë përjetuar të dy modelet e shpërndarjes së librave. Janë intervistuar 50 mësimdhenes dhe eshte punuar ne fokus grupe me drejtues te drejtorive te arsimit neper komuna.