Kthehet në shkollë vajza nga Suhareka e cila ishte sulmuar nga qeni

- Advertisement -

Diellza Daka, 9-vjeçarja nga fshati Shirokë i Suharekës, e cila ishte sulmuar para disa javësh nga një qen në ambientet e shkollës “17 Shkurti”, i është rikthyer bankave shkollore pas trajtimit mjekësor.

- paragrafi 1 -

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “17 shkurti” në Shirokë.

- Advertisement -

“E dashur Diellza, jemi shumë të lumtur që je rikthyer mes nesh! Ke qenë në mendimet dhe lutjet tona gjatë gjithë kësaj kohe. Je një vajzë e fortë dhe e guximshme, dhe kthimi yt sot është një dëshmi e forcës tënde. Shkolla nuk ishte e njëjtë pa ty, dhe mezi presim të vazhdojmë të mësojmë dhe të rritemi së bashku. Mirë se u ktheve”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Ndryshe, para disa javësh, një qen kishte sulmuar disa nxënës në shkollë, e ku Diellzës i kishte shkaktuar lëndime në kokë.

Rasti kishte ndodhur rreth orës 09:50, ku më pas kishte intervenuar policia duke e asgjësuar qenin.

- Advertisement -