Këshilltari në Ministrinë e Arsimit, Valdrin Dervishaj, tha se është njoftuar prindi që fëmija të paraqitet në shkollën “Jeronim De Rada”.
Dervishaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është kërkuar inspektim emergjent i rastit në fjalë.
Teksa ka shkruar se inspektorati ka rekomanduar kthimin e fëmijës në shkollë.
“Inspektorati ka zhvilluar inspektim dhe ka rekomanduar kthimin e fëmijës në shkollë. Sot, prindi është njoftuar që fëmija të paraqitet në shkollë. Efikasiteti institucional ka rol vendimtar në parandalimin e situatave të tilla. Po ashtu, raportimi mediatik i situatave të tilla ka impakt pozitiv në parandalimin e situatave të tilla. E.I me fokë të gjata, sot i bashkohet shokëve dhe shoqeve”- ka shkruar Dervishaj.
Në këtë rregullore thuhej se “Ndalohet bartja e vathëve dhe rritja e flokëve te djemtë”.