Kryetarja e KD të shkollës “Asdreni” apel prindërve pasi djali iu lëndua me trotinet: Kujdes me përdorimin



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Asdreni” në Llabjan, komuna e Novobërdës ka përcjellë një mesazh sensibilizues drejtuar të gjithë prindërve, duke apeluar për kujdes të shtuar në lidhje me sigurinë e fëmijëve, veçanërisht gjatë përdorimit të trotinetëve elektrikë.

- paragrafi 1 -

Në cilësinë e Kryetares së Këshillit Drejtues të shkollës, një prind ka bërë një thirrje publike, pas një ngjarjeje të rëndë familjare, ku djali i saj ka pësuar aksident dhe ka qëndruar për 12 ditë në repartin e kujdesit intensiv, ndërsa aktualisht po vazhdon trajtimin në Neuropediatri, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Në mesazhin e saj, ajo thekson se përvoja ka qenë shumë e vështirë për familjen dhe shpreh shqetësimin që raste të ngjashme të mos përsëriten te familjet e tjera.

“Ju lutem, mendoni mirë para se t’u blini fëmijëve trotinetë elektrikë dhe mos i lejoni t’i përdorin pa mbikëqyrje dhe pa masa sigurie. Një moment pakujdesie mund të sjellë pasoja shumë të rënda,” thuhet në thirrje.

Ajo u bën apel prindërve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të marrin masa parandaluese për të shmangur aksidentet që mund të kenë pasoja të rënda për jetën e fëmijëve dhe familjeve të tyre.

- Advertisement - m2

Mesazhi është nënshkruar nga prindërit Nexhat dhe Ermira Imeri.

Shqip | English