E diel, 23 Shkurt, 2025

Kryetari Sokol Haliti vizitoi punimet në objektin e shkollës së mesme “Jonuz Zejnullahu” në Viti

- Advertisement1-

Me qenë se në shumë lokalitete të komunës së Vitisë, është duke u punuar në projekte të shumta, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot disa nga to.

Ai sot për së afërmi vizitoj punimet në projektet infrastrukturore që janë duke u zhvilluar në qytetin e Vitisë, konkretisht për skaj të lumit “Morava e Binçës”, nga kisha Ortodokse deri të objekti i “Gorenjes”, si dhe pjesën tjetër në daljen e qytetit në drejtim të Kllokotit, hapsirën para shkollave të mesme, përfshirë parkingun.

- Advertisement -

Gjithashtu ai ka vizituar punimet në objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, ku janë duke u zhvilluar punimet në renovimin e këtij objekti që do të shndërrohet në inkubator biznesi. I pari i Vitisë tha se kjo komunë për disa vite ka ndryshuar për së miri dhe me realizimin edhe të këtyre projekteve jo vetëm se do të bëhet më e bukur, por edhe më e qasshme për qytetarët.

Ai tha se qeverisja e tij mbetet e përkushtuar të realizoj projekte të shumta në gjithë territorin e komunës së Vitisë dhe në interes të gjithë qytetarëve të saj. /AlbanianEducation.net/.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....