Kryetari Sokol Haliti priti në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut, flasin për gjendjen në arsim

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti, kanë pritur sot në takim përfaqësues të Sindikatë së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBASHK), në krye me Rrahman Jasharin, shkruan Albanianaeducation.net.

- paragrafi 1 -

Gjatë ata kanë bashkëbiseduar rreth çështjeve që kanë të bëjnë me fushën e arsimit.

- Advertisement -

Kryetari Haliti në këtë takim e falënderoj  Jasharin dhe SBASHK-un për kontributin që po japin në arsim, duke potencuar dhe punën e qeverisjes lokale në Viti, me qëllim të rritjes së vazhdueshme të cilësisë për mësimdhënësit dhe nxënësit vitias.

Në këtë takim u bisedua edhe për stërgjatjen e projektit të objektit të ri shkollor në Pozheran si shqetësim për këtë komunë.

Përndryshe në këtë takim i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i SBASHK-ut për Viti, Kemajl Bislimi me bashkëpunëtor.