Kryetari Sokol Haliti për vdekjen e mësimdhënëses Arieta: Do të mbetet gjithmonë në mendjen dhe zemrën tonë

- Advertisement5 -

Një lajm i dhimbshëm sot për arsimin në Viti, por edhe mbarë Kosovën. Mësimdhënësja Arieta Rexhepi ka vdekur sot në moshë të re. 

- paragrafi 1 -

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti,ka ngushëlluar familjen Rexhepi e Maliqi si dhe nxënësit me rastin e vdekjes së mësueses Arieta.

- Advertisement - M1

Ai ka thënë se Arieta do të mbetet gjithmonë në mendjen dhe zemrën e tyre për kontributin e saj profesional në fushën e arsimimit të nxënësve të shumtë, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i Halitit:

Të nderuara familje Rexhepi dhe Maliqi
Të nderuar mësimdhënës dhe nxënës!

- Advertisement - m2

Sot në emër të komunës së Vitisë, por edhe në emrin tim personal dua të shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për largimin e papritur nga kjo botë të mësimdhënëses së çmuar Arieta Rexhepi-Maliqi.

Në këto çaste të vështira të pikëllimit ne pos ngushëllimit bashkëndjejmë me familjen dhe miqtë.

Arieta do të mbetet gjithmonë në mendjen dhe zemrën tonë për kontributin e saj profesional në fushën e arsimimit të nxënësve të shumtë.

Puna e saj e bërë me dashuri me secilin nxënës, profesionalizmi i saj në arsim dhe sjelljet e mira do të mbesin kujtimi më i bukur për ata që e njohën Arietën.

Ngushëllime familjes, personelit arsimor, nxënësve dhe të gjithë atyre që e njohën!