E hënë, 24 Shkurt, 2025

Kryetari Sokol Haliti kërkon nga Qeveria që të përfundoj sa më shpejt objekti i ri i shkollës “Halil Alidema” në Pozheran

- Advertisement1-

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot Pozheranin, konkretisht vendin ku akoma nuk kanë përfunduar punimet në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema”.

Ai tha se është shqetësuese që niveli qendror nuk i ka dhënë prioritet këtij projekti, pasi që banorët e kësaj ane po presim me padurim që punimet në këtë shkollë të përfundojnë sa më parë.

- Advertisement -

Kryetari Haliti shprehu edhe shqetësimin e tij që përkundër që 1 shtatori është afruar ky projekt duket se nuk do të jetë gati që ti hap dyert për nxënësit e Pozheranit me rrethinë.

Ai ju bëri thirrje nivelit qendror që në kuadër të kompetencave ligjore, që bëjë çmos që objekti i ri shkollor të përfundoj sa më parë duke potencuar se më këtë duhet të përfundoj edhe stërzgjatja e punimeve në objektin e ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” në Pozheran.

Ai tha se këtë shqetësim e ndanë së bashku me prindërit, nxënësit, personelit arsimor dhe të gjithë qytetarëve të kësaj ane duke kërkuar që të rritet dinamika e punimeve dhe që objekti të përfundojë sa më parë e të jetë gati për 1 shtator.

Ilir Zuka, koordinator i Pozheranit duke shprehur shqetësimin e qytetarëve të kësaj ane tha se nxënësit fillimisht mësimin e kanë zhvilluar në 5 ndërrime tani ne 4 dhe kështu po vazhdon me vite të dëmtohet procesi i arsimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...