Një lajm shumë i mirë vije për studentët nga qyteti i Vitisë, kjo pasi Komuna ka shpall konkurs për ndarjen e 150 bursave në vlerë 300 euro, shkruan AlbanianEducation.net.
Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, ka thënë se edhe në të kaluarën kanë ndarë bursa për studentët vitias, dhe sipas nevojës i kanë rritur ato.
Kryetari Haliti thotë se kjo u bë më qëllimin më të mirë që sadopak të i mbështesin studentët vitias në studime.
Kryetari shton tutje se studentët do ta kenë përkrahjen e tij dhe të qeverisjes së tij në rrugën e tyre akademike.
Postimi i plotë i kryetarit Haliti në Facebook:
Të nderuar studentë vitias
Me qëllim që të ju përkrahim në rrugën tuaj akademike, dje kemi hapur konkursin publik për bursat studentore për vitin akademik 2023/2024. Me këtë rast kemi paraparë ti ndajmë bursat studentore.
Ne edhe në të kaluarën kemi ndarë bursa studentore për studentët tanë, mandej sipas nevojës edhe i kemi rritur. Kjo u bë më qëllimin më të mirë që sadopak të ju mbështesim në studime.
Të nderuar studentë, ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi prandaj mos u ndaleni duke kërkuar diturinë. Me këtë rast ju keni përkrahjen time dhe të qeverisjes sime dhe ju dëshirojmë suksese në rrugën tuaj akademike.
Lajm i mirë: Komuna e Vitisë shpall konkurs për ndarjen e 150 bursave në vlerë 300 euro