Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në një takim nga përfaqësues të Kolegjit Universum si dhe nga studentët e saj.
Me këtë rast ai me vendim të Këshillit drejtues nga Kolegji Universum International College, ka pranuar edhe çmimin për lidership si dhe për kontributin në qeverisjen dhe transformimin e Vitisë në qendër urbane.
I pari i Vitisë, para studentëve ka mbajtur edhe një ligjëratë, ku edhe është pritur ngrohtësisht nga studentët e këtij kolegji.
Ndërkaq kryetari Haliti, ka falënderuar kolegjin Unversum, për këtë vlerësim duke potencuar se kjo për të është një motivim shtesë që të punoj në zhvillimin sa më të mirë të komunës së Vitisë dhe të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e saj.