E martë, 24 Dhjetor, 2024

Kryetari i Vitisë uron nxënësit e mësimdhënësit për gjysmëvjetorin e dytë, dhe bën thirrje të përfundojë ndërtimi i shkollës në Pozheran

- Advertisement1-

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët nesër fillojnë gjysmëvjetorin e dytë.

Ai uron që gjatë vitit 2024 të gjithë nxënësit të vazhdojnë rrugën e mësimit, t’i përkushtojnë vëmendje të veçantë, me qëllim të formimit, edukimit dhe arsimimit të tyre.

- Advertisement -

“Të dashur nxënës dhe shumë të respektuar mësimdhënës! Kam nderin të ju uroj fillimin e gjysmëvjetorit të dytë. Ky gjysmëvjetor lë të shërbej si motiv për të vazhduar rrugën tonë të përbashkët për një ardhmëri të ndritur përmes dijes”.

Haliti ka reagur sërish me ritmin e ngadaltë të punimeve në ndërtimin e objektit të ri shkollor në Pozheran të Vitisë, projekt ky që financohet dhe menaxhohet nga niveli qendror, duke kërkuar në emër të qytetarëve që ky ndërtim të përfundoj sa më parë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

PREMTIM I RI: “Do krijoj Fondin Shtetëror të Bursave, çdo vit nga 25 milionë euro do u ndahen studentëve”

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka premtuar se do të krijojë Fondin...

Gjest i mirë: Shkollat “Mehmet Gjevori” dhe “Dituria” aksion për të ndihmuar fëmijët në spitalin e pediatrisë

Shkollat "Mehmet Gjevori" dhe "Dituria" kanë ndërmarrë aksion për të ndihmuar fëmijët në spitalin...

Pensionohet mësimdhënësi Sejdi Neshati nga Bresana

Pas 42 viteve përvojë pune në arsim, pensionohet Sejdi Neshati, arsimtari i matematikës i...

Festat e fundvitit, punëtorët e shtetit pushojnë këto ditë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për ditët e pushimit për festat e...