E mërkurë, 22 Janar, 2025

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti vizitoi punimet në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”

- Advertisement1-

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë ditës së sotme ka vizituar Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, për të parë nga afër punimet që po vazhdojnë në rivitalizimin e tërësishëm të këtij objekti shkollor.

Kryetari Haliti tha se me këtë projekt, do të krijohen kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie në këtë shkollë.

- Advertisement -

Gjithashtu ai shtoi se investimet në fushën e arsimit janë shumë të rëndësishme për qeverisjen lokale në Vitisë me qëllim që nxënësit që ndjekin mësimet të kenë kushte sa më të mira.

Ai tha se pranë shkollave të mesme në Viti gjithashtu janë duke u ndërtuar edhe salla e teatrit dhe palestra sportive si dhe po vazhdojnë punimet në rivitalizimin e objektit të vjetër të Shkollës së Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu“ në Viti, e cila pritet të bëhet me inkubator biznesi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Majlinda Lipo – 35 vite kontribut në arsim

Majlinda Lipo, mësuese e TIK në Gjimnazin "Ismail Qemali" në Tiranë, ka një karrierë...

Plani Individual i Edukimit dhe fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë…

Plani Individual i Edukimit (PEI) është një dokument i personalizuar për fëmijët me nevoja...

Miti i të mësuarit të gjuhës nga ekranet: Pse fëmija juaj nuk e zotëron anglishten?

"Shumë prindër besojnë se fëmijët mësojnë anglishten nga ekranet, por në fakt, kjo metodë...

Nga Malvina Lamçe Rista: Dashuria për fëmijët dhe pasioni për mësimdhënien

Ka diçka të jashtëzakonshme në shpirtin e një mësuesi, diçka që nuk mund të...