E premte, 20 Shtator, 2024

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron nxënësit e mësimdhënësit për vitin e ri shkollorë: Zotohem se do të krijojë kushte edhe më të përshtatshme shkollore

- Advertisement1-

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit në prag të fillimit të vitit të ri shkollorë 2023/2024.

Kryetari Haliti një urim të veçantë ka bërë për fatosat që nesër për herë të parë do të ulen në bankat shkollore, por edhe të gjithë nxënësit që të vazhdojnë rrugën e mësimit me qëllim të formimit, edukimit dhe arsimimit të tyre, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Kreu i Vitisë ka uruar edhe mësimdhënësit të vazhdojnë punën e tyre të palodhshme me përkushtim të madh.

Kryetari Haliti thotë se Komuna e Vitisë dhe qeverisja e tij ka punuar shumë në krijimin e kushteve sa më të mira në fushën e arsimit dhe zotohet se do të bëjë përpjekje maksimale, që të krijojë kushte edhe më përshtatshme shkollore.

Urimi i plotë i kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti:

Të dashur nxënës dhe shumë të respektuar mësimdhënës!

Në prag të fillimit të vitin e ri shkollor 2023/2024, kam nderin që në emër të komunës së Vitisë të ju uroj fillim të mbarë të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve vitias.

Një urim i posaçëm shkon për fatosat, që nesër për herë të parë do të ulën në bankat shkollore, me shpresën që ata të vazhdojnë rrugën e mësimit dhe diturisë së pafundme, pasi që ardhmëria e këtij vendi është e varur pikërisht nga ta.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërkaq në këtë vit të ri shkollor uroj që të gjithë nxënësit të vazhdojnë rrugën e mësimit, ti përkushtojnë vëmendje të veçantë asaj, me qëllim të formimit, edukimit dhe arsimimit të tyre.

Gjithashtu uroj që mësimdhënësit të vazhdojnë punën e tyre të palodhshme me përkushtim të madh.

Komuna e Vitisë dhe qeverisja ime ka punuar shumë në krijimin e kushteve sa më të mira në fushën e arsimit dhe ju zotohem se do të bëjë përpjekje maksimale, që të krijojmë kushte edhe më përshtatshme shkollore.

Mësimdhënës të nderuar!

Më lejoni që të ju uroj punë të mbarë në vitin e ri shkollor 2023/2024, ndërsa juve nxënës të nderuar ju urojmë suksese!

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kryetar i komunës së Vitisë

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...