E shtunë, 21 Shtator, 2024

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti thirrje Qeverisë: Të përfundojë sa më parë ndërtimi i shkollës në Pozheran

- Advertisement1-

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ka shprehur shqetësimin e tij rreth mos finalizimit të punëve në ndërtimin e objektit të shkollës së mesme të ulët “Halil Alidemaj” në Pozheran, edhe tetë vite pas fillimit të punimeve, shkruan AlbanianEducation.net.

Kryetari Haliti ka thënë se nxënësit e lokalitetit më të madh në komunën e Vitisë, Pozheranit vazhdojnë të përballen me kushte aspak të mira të mësimit, për shkak të hapësirës dhe orarit të kufizuar, kjo për faktin siç thotë organet kompetente, respektivisht institucionet qendrore, po e neglizhojnë këtë projekt dhe punimet në vazhdimësi janë zhvilluar me një ritëm shumë të ngadaltë deri në bllokimin e tërësishëm.

- Advertisement -

“Fati i këtij projekti ka mbetur në mëshirën e fatit dhe të atyre që udhëheqin me Ministrinë e Administratës Publike dhe Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës”, ka shprehur shqetësimin e tij kryetari Haliti përmes një postimi në Facebook.

Kryetari i Vitisë në emër të prindërve, nxënësve, personelit arsimor dhe të gjithë qytetarëve tanë, ka kërkuar që objekti të përfundojë sa më parë.

Postimi i plotë i kryetarit Haliti:

Në vend të urimit për nxënësit dhe personelin e shkollës së Pozheranit!

Në vitin 2024, do të bëhen plotë 8 vite që kur kanë filluar punimet e ndërtimit të objektit të shkollës së mesme të ulët “Halil Alidemaj” në Pozheran dhe ende ky projekt nuk është finalizuar.

Përkundër shumë përpjekjeve që drama e realizimit të këtij projekti të merre fund, si duket që kjo ende nuk ka gjetur zbatim.

- Advertisement -rrrrrrr

Nxënësit e lokalitetit më të madh në komunën e Vitisë, Pozheranit vazhdojnë të përballen me kushte aspak të mira të mësimit, për shkak të hapësirës dhe orarit të kufizuar. Kjo për faktin se organet kompetente, respektivisht institucionet qendrore, sikur po e neglizhojnë këtë projekt dhe punimet në vazhdimësi janë zhvilluar me një ritëm shumë të ngadaltë deri në bllokimin e tërësishëm.

Sot, fati i këtij projekti ka mbetur në mëshirën e fatit dhe të atyre që udhëheqin me Ministrinë e Administratës Publike dhe Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës.

Sinqerisht është e tepër stërzgjatja e punimeve në objektin e ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” në Pozheran.

Në emër të prindërve, nxënësve, personelit arsimor dhe të gjithë qytetarëve tanë, kërkojmë që objekti të përfundojë sa më parë. Kur jemi në përfundim të vitit 2023 dhe fillim vitin e ri, shprehi shqetësimin tim dhe gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë, lidhur me zvarritjet e kota që po bëhen në ndërtimin e objektit të shkollës së Pozheranit.

Ndërkohë, kërkojmë nga Ministria Punëve të Brendshme, konkretisht divizioni përkatës si dhe nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës, që të marrin seriozisht kërkesat tona, pra të komunës, banorëve, prindërve, nxënësve që të rritet dinamika e punimeve dhe që objekti të përfundoj sa më parë. Qytetarët e Pozheranit dhe fshatrave për rreth, janë shumë të pakënaqur me mos përfundimin e objektit të shkollës. Andaj, mbesim me shpresë që pas reagimeve të njëpasnjëshme dhe të shprehjes së pakënaqësisë sonë të përbashkët, që qeveria e Republikës së Kosovës të reflektoj dhe të përfundojmë këtë projekt madhor sa më parë dhe që mos të humbasim në procesin e mësimdhënies dhe mësim nxënies.

Sinqerisht
Kryetari i komunës së Vitisë
Sokol Haliti

©AlbanianEducation Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....