E premte, 17 Janar, 2025

Kryetari i Vitisë dhe drejtoresha e Arsimit pritën në takim një delgegacion të nxënësve nga Sarajeva

- Advertisement1-
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha për Arsim, Arta Ajeti kanë pritur sot një delegacion të nxënësve nga Shkolla Mekanike e Inxhenrisë së Sarajevës nga Bosnja dhe Hercegovina në krye me drejtorin, Faruk Çupoviç.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, i ka dëshuar atyre mirëseardhje, duke i njoftuar ata edhe mbi zhvillimet gjithmbarëshme në komunën e Vitisë.
Ai tha se kjo komunë njhet edhe për faktin se dy shkollat e para shqipe në Kosovë, gjenden brenda territorit të saj, konkretisht në Pozheran dhe Stubëll të Epërme të Vitisë.
Kryetari Haliti e çmoj lartë bashkëpunim që shkolla nga Sarajeva ka me shkollën “Kongresi i Manastrit” në Pozheran, duke i inkurajuar që të vazhdojnë këtë bashkëpunim, pasi që do ta kenë edhe përkrahjen e qeverisjes lokale në Viti.
Ndërkaq përfaqësuesi i shkollës së Sarajevës, Faruk Çupoviç tha se është i habitur me mikëpritjen që po na bëhet në Viti, duke i falënderuar të gjithë për siç tha mikrptjen e ngrohtë dhe të përzemërt.
Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe nxënës nga shkolla e Pozheranit në krye me drejtorin e saj Mefail Halabaku.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesi hero i Ersekës: Çdo ditë udhëton në këmbë 20 kilometra për të mësuar 1 nxënës

Prej më shumë se 3 dekadash, Kastriot Aliko, mësues nga Erseka ka treguar përkushtim...

Shembull i mirë: Prindërit donacion shkollës “Dardania” në Prishtinë një tepih dhe dollap për klasë

Prindërit vazhdojnë të kontribuojnë për kushte më të mira në shkolla. Së fundmi prindërit...

E tmerrshme: 18-vjeçari brenda gjimnazit, vret me thikë dy nxënës dhe plagos një mesuese

Një nxënës vrau dy persona dhe plagosi një tjetër në një sulm me thikë...

Kosova në fund të PISA-s: Çfarë duhet ndryshuar për të rritur cilësinë në arsim?

Mungesat e trajnimeve për mësimdhënësit po cilësohet një prej arsyeve pse Kosova po del...